Halle Berry dhe Olivier Martinez kanë arritur një marrëveshje për kujdestarinë e fëmijës së tyre.

Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga Page Six, ish-çifti ranë dakord të merrnin pjesë në seancat për të “zgjidhur mosmarrëveshjet dhe konfliktet e tyre në një përpjekje për të pasur kujdestarinë e përbashkët të djalit të tyre”.

Të dy prindërit do të marrin pjesë në dy seanca individuale prindërimi për 10-vjeçarin dhe të paktën gjashtë së bashku, sipas të njëjtave dokumente. Në takimet e përbashkëta do të mund të marrë pjesë edhe partneri i Halle Berry-t, Van Hunt. Pasi çifti të ketë përfunduar seancat, atëherë gjyqtari do të vendosë nëse duhen më shumë apo nëse ‘partneriteti’ i tyre ka përfunduar.

Çifti u nda në tetor 2015 pas vetëm dy vitesh martesë. Tetë vjet më vonë, në gusht 2023, ata finalizuan marrëveshjen e tyre të divorcit dhe kujdestarisë.

Atyre iu dha kujdestaria e përbashkët e djalit të tyre dhe Berry ra dakord t’i paguante Martinezit 8,000 dollarë në muaj si mbështetje për fëmijën.

Aktorja është urdhëruar gjithashtu të paguajë “4.3% të çdo të ardhure që merr, nëse tejkalon 2,000,000 dollarë”, si mbështetje shtesë.

Veç kësaj, aktorja pranoi të paguante për “shkollën private, uniformat e shkollës dhe mjetet shkollore” të djalit të saj, por me kusht që pagesat t’i shkonin direkt shkollës dhe jo ish-it.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb