TIRANE

Mbrëmjen e djeshme në “Ferma VIP” u diskutua marrëdhënia mes Albanos dhe Baby G. Ndërsa Albano pretendon se ka ndjenja, Baby G e ka quajtur një lojë nga ana e tij.

Por transmetimi i një klipi ku dukej se ata shkëmbenin një puthje, ka ndezur diskutime të ashpra, si mes tyre, ashtu edhe nga fermerët e tjerë.

Si Albano, ashtu edhe Baby G pretendojnë se nuk ka ndodhur asnjë puthje, Madje, kjo e fundit akuzoi Albanon se e kishte bërë ai me qëllim për t’u dukur sikur po putheshin.

  • foto galeri

Albano: Çdo gjë është e vërtetë çfarë tha Baby G. Unë kam qenë i vërtetë. Kjo është një femër e mrekullueshme, përveç pamjes ka dhe virtute të tjera. Nuk e di pse është krim t’i thuash dikujt që ti e pëlqen.

Fjoralba: Po sa i përket asaj që thotë Baby G që kjo është strategji?

Albano: Çfarë thotë Baby G e thotë Baby G, unë thashë atë që ndiej.

Baby G: Pse më ke çuar tek ajo pjesa që duket sikur jemi puthur?

Baby G: Po thuaj që s’jemi puthur.

Baby G: A ke marrë çfarë ke dashur?

Albano: Mendon se jam kaq djallëzor unë? Nuk di çfarë të them.

Baby G: Unë krejt duke të respektuar, kam thënë fjalë të mira. Më ke bërë komplimente, më ke thënë të dua, të gjitha ato fjalë. Normalisht kam ndenjur afër teje, je njeriu im. Nuk po them që më ke marrë me zor.

Albano: Po pse më thua mua më ke çuar atje, pse unë i kam kamerat?

Në fund, Albano theksoi se për Baby G gëzon respekt maksimal dhe se ajo nuk ka bërë asnjë gjë të keqe.

“Kemi 70 ditë brenda dhe i shpreha një ndjenjë se ashtu u ndjeva. Kjo është yll i bukur, por të dy ishim konfuzë. Ka qëndruar pranë meje kur kam qenë keq. Gabim kam bërë unë se duhet të isha më i matur nëse ishin ndjenja apo konfuzione. Kam qenë i qartë dhe nuk e di pse i keni bërë tërkuzë. Unë kam qenë dhe vazhdoj të jem i qartë, përveç atyre ditëve që isha konfuz kur i shpreha ndjenjat. Unë gëzoj respekt maksimal dhe nuk ka bërë asnjë gjë të keqe”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: