Javët e fundit në Gjermani vendi është përballur me reshje të shumta shiu.

Por nga shirat e dendura dy ditët e fundit rrezikohet jugu gjerman.

Nga rreziku i përmbytjeve janë të prekura dy lande, Bavaria dhe landi Baden-Vyrtemberg.

Në këto lande është në fuqi shkalla më e lartë e alarmit, ndërkohë që disa qarqe gjermane në jug shpallën ndërkohë gjendjen e katastrofës.

Në shumë rajone priten përmbytje, madje flitet për përmbytje të shekullit, sepse niveli i ujërave të lumenjve po rritet me shpejtësi.

Në Mekenbeuern 1300 vetë duhet të largoheshin nga shtëpitë për shkak të rrezikut akut të përmbytjeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb