Shefi i Organizimit në PD-në e Rithemelimitt Klevis Balliu, me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se kryebashkiaku Erion Veliaj ka shkatërruar Tiranën.

Balliu iu ka bërë thirrje qytetarëve që të martën të zhvillojnë protestë përpara Bashkisë së Tiranës. Ai shprehet se qytetarët duhet të jenë në protestë, për të larguar, siç thotë ai, hajdutët nga pushteti.

Balliu2
Balliu2

“Të martën ora 11:00 protestë kundër korrupsionit të Erion Veliajt.

Shikoni si Veliaj e ka shkatërruar qytetin e Tiranës duke pastruar paratë e drogës, me pallatet e pafundme që ai ndërton. Është koha ta largojmë këtë kryemashtrues dhe kryehajdut”, shkruan Balliu.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: