Kina nuk ka furnizuar me armë Rusinë apo Ukrainën që nga fillimi i konfliktit dhe kontrollon rreptësisht eksportet. Kjo deklarata u bë nga ministri kinez i Mbrojtjes Dong Jun gjatë bisedimeve me Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes Lloyd Austin para forumit të sigurisë “Shangri-La Dialogue” në Singapor.

“Ne respektojmë detyrimet tona dhe nuk u dërgojmë armë palëve në konflikt”, tha ai.

Dong Jun theksoi se “Kina vazhdon të promovojë bisedimet e paqes. Kina nuk ka furnizuar kurrë me armë Rusisë apo Ukrainës që nga fillimi i konfliktit”.

Shpesh herë është lakuar dhe janë hedhur akuza se është Kina ajo që furnizon me armë Rusinë, pas aleancës mes dy shteteve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: