Momente dramatike janë filmuar nga kamerat, ku një pallat tre katësh në Stamboll, ku mbetën të plagosur rëndë dy persona.

Ndërtesa u shemb në zonën e Kuçuk Çekmeçes dhe sipas mediave turke ka njerëz të bllokuar nën rrënoja. Në katin e parë të pallatit funksiononte një biznes, ndërsa në katet e sipërme banonin disa familje.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse, policia dhe shpëtimtarët. Sipas mediave turke, nën rrënoja dëgjohen zëra. Arsyeja e shembjes mbetet e panjohur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: