Pasditen e së dielës, në fshatin Sofraçan në Bulqizë, humbi jetën një 30 vjeçar, teksa ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Gazetari Enver Doçi raporton për Balkanweb se viktima është shtetasi Klodjan Kala.

Ai kishte shkuar për të peshkuar, duke përdorur një gjenerator, teksa ka rënë në kontakt me energjinë, duke humbur jetën.

“Rreth orës 17:30, në lumin e fshatit Sofraçan, shtetasi K.K., rreth 30 vjeç, duke peshkuar, dyshohet me gjenerator, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

Në videon e mëposhtme është edhe vendi ku 30-vjeçari kishte shkuar për të peshkuar dhe fatkeqësisht humbi jetën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb