Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, në një konferencë për mediat ka komentuar ngritjen e Komisionit Antikorrupsion.

Kryemadhi theksoi se ky Komision kërkon që të largojë vëmendjen. Sipas saj, qeverisja nuk ka transparencë. Ajo shprehet se Bashkia e Tiranës ka arritur kulmin e mosllogaridhënies, teksa refuzon të përgjigjet ndaj deputetëve.

Monika Kryemadhi: Kemi korrupsion sepse nuk ka transparencë. Nëse do të kishte transparencë, me siguri që nuk do të ndodhte vjedhje kaq e madhe. Kur ata që kanë pushtet duhet të japin llogari, korrupsioni nuk do jetë kaq i madh sa është sot. Bashkia e Tiranës nuk i kthen përgjigje deputetëve, mendoni sesi mund t’i kthejë përgjigje një qytetari.

Komisioni ka qenë institucion që kërkon të largojë vëmendjen. Projektligji që kam propozuar, rrit prezencën e deputetit, për ata deputetë që duan të punojnë. Kur deputeti ndjen përgjegjësi, firmos edhe kallëzimin penal, merr përgjegjësi para opinionit publik dhe përpara drejtësisë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: