Një person u vra dhe dy u plagosën në një sulm me raketa ruse në rajonin Kharkiv në verilindje të Ukrainës, ku forcat e Moskës nisën një ofensivë në fillim të majit, tha sot guvernatori rajonal.

Ky sulm synoi, rreth mesnatës, fshatin Slobojanske, që ndodhet në juglindje të kryeqytetit rajonal dhe shkaktoi dëme në shtëpi. “Një burrë u vra dhe një tjetër si dhe një grua u plagosën”, tha Oleh Sinekhubov përmes Telegram.

Zona e Kharkiv është një objektiv thuajse i përditshëm i forcave ruse, të cilat më 10 maj nisën një sulm tokësor në këtë zonë, duke pushtuar disa komunitete.

Ukraina, e cila ka dërguar përforcime të vlefshme në vendngjarje, siguroi në fund të majit se ky sulm rus ishte “ndaluar”. Luftimet aktualisht po zhvillohen kryesisht në lindje.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: