Gazetarja Ornela Hila, në një lidhje live me Skype në rubrikën Çështja e ditës në News 24 të moderatorit Klevin Muka, u pyet cili është përceptimi i italianëve, pas dokumentarit të RAI3 për Shqipërinë.
Hita theksoi se dokumentari i RAI 3 është parë nga 4-5 milionë njerëz. Ajo shtoi se marrëveshja për emigrantët mes Italisë e Shqipërisë nuk është komentuar pozitivisht, duke shtuar se Rama ka marrë kritika të forta nga e majta italiane.
Gazetarja Ornela Hita: Dokumentarin e RAI3 e kanë parë 4-5 milionë njerëz. Rama është kritikuar nga qendra e së majtës. Marrëveshja nuk është komentuar pozitivisht, sidomos nga e majta, që e kanë pare këtë akord si shpëtuese elektorale për Melonin. Nga pikëpamja politike Meloni është e fituar, sepse mbajti premtimin, pasi Gjadri do të funksinojë nën juridiksionin italian. Në sondazhet politike kryeministrja Meloni vazhdon që të jetë në krye.
Më pas erdhi edhe njohja e pensioneve. Kishte 15 vite që flitej njohja e pensioneve dhe ky ishte premtim tjetër i mbajtur i Georgia Melonit. Marrëveshja për emigrantët dhe njohja e pensioneve kanë qenë në interes të të dyja palëve. Ajo që bën përshtypje është se Shqipëria është parë si perlë e vogël për t’u vizituar. Për fat të mirë, Shqipëria ka një perceptim pozitiv për turizmin.
(Balkanweb)