Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, bën të ditur se 1069 familje do të gëzojnë banesat e tyre të reja, të ndërtuara në kuadër të procesit të rindërtimit, pas tërmetit të 26 nëntorit të 2019-ës.

Rama shkruan se në Kombinat janë gati 1069 apartamente për 1069 familje që do gëzojnë shtëpitë e tyre të reja, me ashensor, parkingje dhe hapësira çlodhëse.

“Shumë shpejt do të hidhet shorti për ti dorëzuar çelësat në dorë secilit kryefamiljar”, shkruan Rama.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb