Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, mbajti një fjalim në Kampin Kızılcahamam.

“Ky barbar i quajtur Netanyahu , i cili po tërheq zvarrë rajonin tonë dhe gjithë botën në katastrofë , duhet të ndalohet. Turqia kundërshton persekutimin, masakrën, padrejtësinë që po ndodh për 76 vjet në çdo platformë . Ne qëndrojmë pranë popullit palestinez me të gjitha mjetet tona,” theksoi  Erdogan në fjalimin e tij televiziv i cili paraqiti këto pika kryesore:

“Masakra në Gaza, si gjithmonë, ishte në krye të agjendës. Populli palestinez i është nënshtruar shtypjes për saktësisht 76 vjet. Masakra në Palestinë vazhdon prej 76 vitesh pa ndërprerje. Fëmijët palestinezë janë vrarë për 76 vjet.

Si Turqi, ne e kundërshtojmë këtë shtypje në çdo platformë. Asnjë presion, kërcënim apo paturpësi nuk do ta ndryshojë këtë. Ne e dimë mirë se sa e vështirë dhe heroike është lufta e vëllezërve tanë palestinezë . Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë vëllezërve tanë palestinezë . Hamasi pranoi një armëpushim, ndërsa Netanyahu zgjeroi politikën e tij pushtuese.

Ndihma jonë për Gazën vazhdon pa ndërprerje. Ne mbështesim fuqimisht përpjekjet për njohjen e një shteti të pavarur palestinez . Numri i vendeve që kanë njohur Palestinën ka arritur në 147. Rritja e këtij numri do të jetë përgjigja më kuptimplote ndaj politikave pushtuese të Izraelit .

Të gjitha vlerat e njerëzimit po testohen në Gaza dhe Palestinë . Ose do ta kalojmë këtë provë, ose zemrat tona do të na rëndojnë më shumë. Ne po punojmë për të rritur presionin ekonomik ndaj Izraelit dhe për të mbështetur njohjen e një Shteti të pavarur Palestinez ”.

 

 (A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb