Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së lirisë Tedi Blushi, në fjalën e tij në protestën para Bashkisë Tiranë, tha se protestojnë për dinjitetin njerëzor e të drejtat e liritë e qytetarëve.

Ai shtoi se kryetari i Bashkisë Tiranë, nuk mund të “lajë duart” me vetëm një dorëheqje. Por duhet të japë llogari para drejtësisë.

Fjala e plotë:

Përshëndetje!
Të nderuar qytetarë të Tiranës, të dashur qëndrestarë, që merrni sot pjesë në protestën e dhjetë, përpara këtij vendi krimi të shndërruar në simbolin e korrupsionit, jo vetëm në rajon, por në të gjithë Europën. Së pari dua të përgezoj Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, të gjithë aktorët që u kthyen në simbol qëndrese, për të mbrojtur një nga institucionet simbol të trashëgimisë kulturore të Tiranës, si teatrin. Kjo protestë është sot e dhjeta në rradhë për dinjitetin njerëzor. Sot ne protestojmë për liritë dhe të drejtat e qytetarëve, që shkelen nga ky kryehajdut, nga ky vemie e pështirë, nga ky politikan, fytyra e të cilit është mbuluar nga pështymat e qytetarëve të Tiranës, dhe që nuk ka autobot që ja pastron.
Mos harxhoni më ujë për ti larë fytyrën kësaj mostre. Ky kriminel, ky kryehajdut shumë shpejt do të japë llogari. Dhe llogarinë do ta jap pikërisht aty në Sharrës, pikërisht aty në vendin e krimit, ku e ka vendin një krye plerë, si Erion Veliaj.

Nuk ka dorëheqje që e shlyen mëkatin e tij, nuk ka tërëheqje që mund ta detyrojë atë ti shmanget drejtësisë. Ai do të japë llogari pavarësisht, se fshihet si miu nëpër skutat e krimit, që siç dëshmoi dhe Rai 3, kanë gjetur në Tiranë këtë mafioz, i cili përdor taksta tuaj, i cili përdor mundin tuaj, i cili përdor gjakun tuaj për t’u pasuruar. Janë taksat tuaja që Erion Veliaj i investon në hotele, janë taksta tuaja që Erion Veliaj i shpenzon për të blerë godina, për të blerë shtëpi, për të pasuruar drejtorët e tij. Sot kemi një bandë kriminale, e cila pasurohet në kurriz të qytetarëve të ndershëm, të këtij populli që vetëm varfërohet. Që nuk kanë as ujë, që nuk kanë as drita, që nuk kanë as rrugë, që nuk kanë as kopshte, që nuk kanë as shkolla.

Ku përfundojnë paratë, ku përfundon djersa e gjithë qytetarëve të Tiranës? Në xhepat e këtij mafiozi, i cili edhe tani është duke vjedhur, edhe tani është duke bërë një tender për të vjedhur taksat tuaja. Dita që ky mafioz, që ky vemie e pështirë, që ky njeri anti moral, dhe anti familje, do të japë llogari është shumë e afërt. Dhe llogarinë do ta japë pikërisht, aty tek inceneratori i Tiranës, aty mes plerave ku e ka vendin ky krye plerë. Dhe në vend të tij do të ulet nënë Liza, dhe do të ulën të gjithë ata, të cilëve ky mafioz u shembi shtëpitë, të cilëve ky mafioz po u rrëmben pronat, të cilëve ky mafioz po i fut duart, çdo ditë në xhepat e tyre.

Nuk ka tërheqje, nuk ka dorëzim, deri ditën kur ky kriminel të marrë atë ndëshkim të merituar, të cilin të gjithë qytetarët e Tiranës e presin prej kohësh. Ju lutem të gjithë qytetarëve, pavarësisht bindjeve të tyre politike. Kjo nuk është një betejë, për një interes të ngushtë politik, kjo është për interesin qytetar, kjo është një betejë për dinjitetin njerëzor. Të gjithë vidhemi njësoj, edhe ju që votoni PS. vidheni njësoj. Sepse, edhe ju paguani taksa për shkolla që nuk ndërtohen kurrë, edhe ju paguani njësoj çmimin për ujë të pijshëm që në çezmat tuaj nuk erdhi kurrë.

Edhe ju paguani taksa për më shumë rrugë, të cilat ky kryetar bashkie nuk i shtroi kurrë. Edhe ju paguani taksa për gjelbërimin, por që ky mafioz I ktheu në taksë për betonin. Sepse, gjelbërimi sot në Tiranë është zhdukur, ajri sot është 20 herë më i ndotur. Sot nuk ka kopshte, sot nuk ka gjelbërim, sot nuk ka parqe, ka vetëm kulla dhe beton. Prandaj është dita, që ky mafioz të përfundojë në kazanin e plerave, dhe së bashku ta çojmë në Sharrë, aty ku e ka vendin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: