Gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi është e stabilizuar. Mëngjesi u transportua dje nga spitali i Traumës me avion privat sanitar drejt një spitali në Athinë për mjekim të specializuar.
Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se pas kërkesës së familjarëve, mjekët e Traumës u konsultuan me mjekët e spitalit në Athinë dhe duke parë gjendjen shëndetësore të avokatit që ishte përmirësuar dhe se mund ta përballonte udhëtimin, u vendos të shkonte me avion sanitar drejt Athinës.
Mëngjesi do të vijojë trajtimin e specializuar mjekësor në spitalin në Athinë, ku që prej ditës së djeshme në spitalin e Traumës nisën tentativat e para për ta nxjerrë nga koma artificiale, duke ulur dozën e medikamenteve që e mbajnë në gjumë, proces që zgjat.
Ndërkohë policia vijon ende kërkimet për kapjen e tre personave të tjerë që janë në kërkim. Po ashtu, policia këto ditë ka marrë në pyetje edhe persona të tjerë lidhur me konfliktin e Dritan Nanos (porositësit) me avokatin Mëngjesi.
(BalkanWeb)