Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë, ku një 36-vjeçare ka tentuar t’i japë fund jetës.

Gazetari Igli Çelmeta raporton se pas dhunës së ushtruar nga bashkëshorti, gruaja e identifikuar me inicialet M.L., ka konsumuar fotoksinë e më pas ka shkuar në Komisariat për të denoncuar dhunën.

Në kohën kur ishte në komisariat, 36-vjeçares i ka rënë të fikët, dhe është dërguar në spital.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin G. L., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka konsumuar elemente të veprave penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe “Dhuna në familje”.

Ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tyre, dhe për shkak të dhunës, bashkëshortja ka konsumuar fotoksinë. Ajo ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: