Një zjarr ka rënë rreth orës 11:30 në një banesë dykatëshe në lagjen “30-Vjetori” në Berat.

Gazetarja Eneida Petova raporton për Balkanweb se zjarri i rënë në vilën në pronësi të shtetasit Gentjan Palla është shkaktuar nga rrjedhja e një bombole gazi 5 litroshe.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta zjarrëfikëse,që bën të mundur lokalizimin e shpejtë të flakëve dhe shuarjen e zjarrit në një kohë të shkurtër.

Pas fikjes së zjarrit,forcat zjarrëfikëse konstatuar se shkak për rënien e zjarrit është bërë shpërthimi i bombulës së gazit 5 litërshe,që ndodhej në një nga dhomat e katit të parë të vilës dy katëshe,që përdorej si dhomë gatimi.

Bombola2
Bombola2

Si pasojë ë rënies së zjarrit nuk ka pasur të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale,është djegur një nga dhomat e katit të parë të shtëpisë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: