Këngëtarja Albërije Hadërgjonaj ka rrëfyer së fundmi se është penduar për një ndërhyrje plastike që ka bërë.
Në një intervistë për emisionin “Canapé”, në T7, artistja nga Kosova ka treguar se është penduar për operacionin plastik që ka kryer në hundë dhe dëshiron që ta kthejë hundën siç e ka patur.
Albërije Hadërgjonaj tregon se dëshiron ta kthejë
“Unë kam qenë shumë e re kur e kam prekur hundën edhe jam bërë shumë pishman. Do doja ta kisha siç e kam patur. Është gjë tjetër të trajtohesh pak, të dukesh më mirë. Të kesh lëkurë të pastër, të lëmuar është krejt normale, por këto prekjet estetike janë shumë të frikshme me thënë të drejtën. Nuk është Zot doktori, sado të mundohet, rrugës mund të ndodhë diçka e keqe. Do mundohem të shkoj me një fotografi siç e kam patur (hundën). Por është një proces shumë i vështirë, se unë kam folur me doktorët. Duhet të marrësh pak kockë në brinjë dhe kam frikë. Duhet të jetë një doktor shumë i mirë”, -u shpreh këngëtarja.