Zjarret vazhdojnë në Izraelin verior si pasojë e sulmeve me raketa dhe dron nga Libani.

Një numër shtëpish raportohet se janë djegur në Kiryat Shmona. Ekipet e zjarrfikësve po punojnë për të shuar flakët në të gjithë qytetin.

Në Kibbutz Kfar GIladi, në veri të qytetit, video e shpërndarë në mediat sociale tregon një ekip lokal sigurie që lufton me flakët që pushtojnë komunitetin.

Zjarret raportohen gjithashtu në zonat e malit Adir dhe Amiad, duke çuar në mbylljen e rrugëve kryesore në zonën e Galilesë. Ekipet rezervë po dërgohen nga rajone të tjera për të ofruar ndihmë.

Policia thotë se forcat “po evakuojnë banorët, po drejtojnë trafikun dhe po kryejnë skanime të zonave të ndryshme ndërsa zjarrfikësit të ndihmuar nga të tjerë po ndihmojnë në shuarjen e flakëve”.

 

 (A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb