Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në kryeqytet.
Një majmun është futur prej ditësh në një qendër të moshuarish në kryeqytet.
Ai ka sulmuar kujdestaren e qendrës së të moshuarve, ndërkohë që është njoftuar policia.
Pavarësisht se ka shkuar në vendngjarje, policia pretendon se kompetenca është e Policisë Bashkiake.
Ndërkohë drejtoresha e qendrës së të moshuarve ka folur për News24.
“Ndjehemi të kërcënuar pasi kam në qendër 20 të moshuar. Nuk po më zgjidhet problemi”, tha ajo, pasi duke qenë se problemi i kompetenës nuk po zgjidhet, majmuni ka mbetur në qendër.