Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Kamëz ku u dogjën gjashtë makina të një biznesi.
Gazetari Igli Çelmeta raporton se pronari i biznesit është shtetasi Edjon Hoxha, i cili kishte vetëm 5 ditë që kishte hapur biznesin e dhënies së automjeteve me qira.
Mjetet dyshohet se janë djegur qëllimisht me benzinë.
Pista e parë e hetimeve mbetet ajo e konkurrencës. Hoxha është marrë në pyetje nga Komisariati nr 5 ku ka deklaruar se nuk ka patur probleme me persona të tjerë gjatë kohëve të fundit.
Autorët e zjarrvënës dyshohet se kanë qenë dy persona.