Pastrimi nga mbetjet mbetet një prej sfidave më të mëdha në këtë sezon turistik, por siç duket edhe për vitet më pas. Në ditën botërore të mjedisit disa organizata të shoqërisë civile bashkë me përfaqësues institucionesh u bënë bashkë duke ndërmarrë një aksion pastrimi të mbeturinave në zonën turistike të Shirokës në liqenin e Shkodrës.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për Balkanweb se Aurora Piroviç, biologe dhe aktiviste tregon se ndotja po kërcënon drejtpërdrejtë mjedisin dhe shëndetin e njerëzve.

Specialistja e Zonave të Mbrojtura në Shkodër Age Martini thotë se pavarësisht forcimit të masave për gjobat sërish ndotja vijon që të mbetet një shqetësim, duke krijuar një problem edhe në raport me turizmin.

Për disa orë aktivistët pastruan bregun e liqenit në Shirokë si dhe një pjesë të urës së Bunës. Shkodra si një qark i hapur nga Alpet deri në Velipojë, vëmendjen kryesore në këtë sezon turistik e ka të përqëndruar tek menaxhimi i mbetjeve, që mbetet një sfidë e vështirë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb