Kryeministrja italiane Georgia Meloni ka falënderuar kryeministrin Edi Rama dhe Shqipërinë për ndihmën që i kanë dhënë vendit të saj në lidhje me zgjidhjen e situatës me emigrantët, duke nënshkruar marrëveshjen që çoi në krijimin e kampit në Gjadër dhe pikës së pritjes në Shëngjin.

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, ajo tha s e shpreson që kjo marrëveshje të jetë shembull edhe për vendet e tjera të BE.

Meloni foli edhe në lidhje me sulmet që janë ndërmarrë ndaj kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij nga mediat italiane, veprime që u ndërmorën pas nënshkrimit të marrëveshjes.

“E lumtur që jam këtu dhe kam rastin të takoj kryeministrin Rama që pati mundësinë të verifikonte situatën ku ndodhen punimet.

Vendet tona janë dy vende mike, vende që historikisht kanë bashkëpunuar dhe doja ta falënderoja edhe popullin shqiptar për mundësinë dhe ndihmën që na dhanë që të realizonim këtë marrëveshje. Shpresoj të ketë shembull edhe për BE. Përsëris afërsinë mes dy vende, për sulmet që i janë bërë Ramës dhe qeverisë së tij. Qeveria shqiptare nuk ka bërë asgjë veçse na ndihmoi. Ishte një fushatë denigruese ndaj qeverisë shqiptare. Nuk  është hera e parë që Rama e Shqipëria i ofrojnë bashkëpunim Italisë”, tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb