Kryeministrja e Italisë, Goergia Meloni nga Shëngjini deklaroi se vendi i saj i është mirënjohëse Shqipërisë për marrëveshjen me emigrantët.

Në krah të Ramës, gjatë konferencës për mediat, Meloni tha se dikur bashkëpunimi me qeverinë shqiptare siç ishte rasti i Covid-it u quajt një përrallë e bukur, ndërsa shtoi se sot Rama etiketohet si ‘kriminel’.

“Dua të falënderoj qeverinë Rama që me kurajo na ndihmoi me 30 mjekë për rastin e COVID. Kryeministri Rama u falënderua për këtë gjë. Një nga gazetarët e quajti këtë përrallë e bukur e kryeministrit Shqiptar. Ndërsa sot kryeministri Rama quhet një kriminel, pasi vendosi që të bashkëpunonte me vendin tonë si me vendet e tjera të BE. Italianët e kuptojnë dhe i janë mirënjohës popullit shqiptar. Kur erdha verën e kaluar në Shqipëri dhe pata rastin që të diskutoj me zotin Rama për këtë marrëveshje, morëm parasysh disa kushte, fenomene. Vendet e BE nuk e përballojnë dot të vetme emigracionin e paligjshëm. Ndaj duhet dhe ndihma e partnerëve tanë. Arritëm në realizimin e kësaj marrëveshje që bazohet te lufta e trafikut ndaj qenieve njerëzore dhe ndaj emigracionit të paligjshëm. Nëpërmjet kësaj marrëveshje Shqipëria ka vënë në depoziton disa territore të saj, zona e Shëngjinit dhe ajo e Gjadrit. Unë mendova dhe dëshirova fort që të shndërrohej si model dhe për vendet e tjera. Edhe disa javë më parë, 15 vende të BE nënshkruan dhe i nënshkruan një apel KiE që të ndjekin shembullin e marrëveshjes me Shqipërinë.”, tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb