Një 35-vjeçar është proceduar penalisht pasi policia konstatoi se po transportonte në mjetin e tij disa pajisje elektroshtëpiake.
Sipas komunikatës nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, pajisjet dyshohet se ishin të kontrabanduara.
Njoftimi i policisë:
Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin H. H., 35 vjeç, pasi u konstatua në aksin rrugor “Kardhiq- Sarandë”, duke transportuar me automjet, disa pajisje elektroshtëpiake të dyshuara të kontrabanduara.