Dhuna e shënuar së fundmi mes ushtarëve dhe emigrantëve në kufirin polako-bjellorus ka nxitur qeverinë polake të rrisë sigurinë dhe të njoftojë në 4 qershor rikthimin e zonës asnjanëse 200 metra të gjatë.

Polonia e sheh fluksin e fundit të emigrantëve nga Bjellorusia si një taktikë të luftës hibride. Korrespodenta e Zërit të Amerikës, Myroslava Gongadze vizitoi rajonin dhe sjell materialin në vazhdim.

Në kufirin midis Polonisë dhe Bjellorusisë, Parku Kombëtar Bialowieza, shumë i njohur nga turistët dhe adhuruesit e natyrës, ka qenë rishtazi terren i përplasjeve mes ushtarëve polakë dhe emigrantëve, duke e nxitur Poloninë të njoftojë rikthimin e zonës asnjanëse 200 metra të gjatë.

Zona është ndarë pjesërisht nga ky gardh që nga viti 2021, kur Polonia u përball për herë të parë me një fluks emigrantësh nga Bjellorusia.

Në atë kohë, qeveria polake akuzoi Bjellorusinë për përdorimin e emigrantëve, disa nga Lindja e Mesme, si një taktikë të luftës hibride për të shkaktuar paqëndrueshmëri në kufirin me Bashkimin Evropian dhe NATO-n.

Michal Bura, një oficer i lartë i shtabit të Gardës Kufitare polake, thotë se këtë herë dhuna në kufi është rritur.

“Gjendja në kufi është shumë e rrezikshme.

Çdo ditë ndodhin qindra incidente të lidhura me kalimin e paligjshëm të kufirit. E

Emigrantët janë shumë agresivë dhe sulmojnë rojet kufitare polake”, shprehet ai.

Javën e kaluar, dy roje kufitare polake morën trajtim mjekësor në spital pasi u lënduan në kufi nga sulmet e emigrantëve, sulme që përfshinë goditje me thikë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb