Të reja të rëndësishme priten në lidhje me të ardhmen e Federico Chiesa. Kontrata e sulmuesit skadon në vitin 2025 dhe negociatat mes palëve kanë nisur disa javë më parë.

Ditët e fundit është shfaqur një interes mjaft i fortë i Romës, me Daniele De Rossi që tregon se numri 7 i Juventusit është përforcimi ideal për sulmin e tij.Kështu, ekipi kryeqytetas është në pritje të ndonjë zhvillimi, me idenë e Juventusit që duket mjaft e qartë. Nëse Chiesa nuk është i hapur për një zgjatje bashkëpunimi, qoftë edhe vetëm për një sezon, largimi mund të shndërrohet në një hipotezë konkrete.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: