Dy persona vdiqën, një u plagos dhe tre të tjerë raportohen të zhdukur pasi një anije peshkimi mori flakë në ujërat e provincës Cebu në Filipinet qendrore, tha roja bregdetare.
Zëdhënësi i Gardës Bregdetare, Armando Balilo tha se zjarri shpërtheu rreth orës 20:25 në bordin e anijes së peshkimit rreth 1.5 milje nga bregu i qytetit Naga.
Balilo tha se 11 persona ishin në varë dhe pesë u shpëtuan.
Ai shtoi se dy burra u gjetën, ndërsa njëri ishte pa ndjenja pasi kishte pësuar djegie të shkallës së tretë.
Ekipet e shpëtimit janë në kërkim të persona të zhdukur. Po punohet për zbardhjen e shkakut të zjarrit.
(A.A/BalkanWeb)