Një “spiun i arratisur” që punon me shërbimin sekret izraelit, Mossad, është arrestuar në provincën veriperëndimore të Iranit, Ardabil. Këtë e ka bërë të ditur prokuroria e provincës, raporton IRNA, duke bërë të ditur se personi është shtetas iranian nga jugu i vendit.
Ky i fundit kërkohej nga Ministria e Inteligjencës dhe po tentonte të largohej nga Irani, por u kap.
Agjenti ishte në kontakt me zyrtarë të nivelit të lartë të Mossad-it përmes një rrjeti social dhe, me pretekstin se punonte në botim, kishte për detyrë të mblidhte informacione për shërbimet izraelite.
(BalkanWeb)