Një prej të ftuarave të emisionit të ditës së sotme “Shije Shtëpie” në Tv Klan ka qenë gazetarja e Klan News, Glidona Daci, e cila ka rrëfyer për njohjen e saj me partnerin, me të cilin është njohur në distancë dhe ky fakt nuk e ka penguar marrëdhënien e tyre.

“Marrëdhënia ime është në distancë. Partneri im nuk jeton në Shqipëri, por nuk më ka penguar asgjë që ta dua. E kam njohur duke qenë në distancë, jemi takuar dhe vazhdon… Dashuria ime për të nuk ndryshon, fakti që ai nuk është çdo ditë këtu me mua dhe ne nuk takohemi çdo ditë. Ne flasim thuajse 24 orë në 24. Distanca nuk më pengon të dashuroj, fakti që nuk është gjë e prekshme”, -tha ajo.

Glidon tregoi edhe pyetjen e parë pikante që i ka bërë partnerit, për ta futur në ‘kurth’.

“Pyetja ime e parë ishte “çfarë më ofron ti mua?”, sepse pashë që jetonte jashtë dhe ishte një pyetje me spec, për ta provokuar, për të kuptuar nëse ai është i aftë dhe ka një logjikë të shëndoshë për të kuptuar. Nuk ishte një pyetje materialiste, por që ishte kurth për ta parë nëse ai do të dilte apo jo. Më tha “por unë nuk jam CV pune që të të tregoj çfarë ofroj, të të njoh dhe pastaj të tregoj çfarë ofroj”. Biseda jonë nisi me batuta dhe ironi, sot përfunduam që jemi bashkë.”

Gazetarja zbuloi se partnerin nuk e ka shumë larg, pasi ai jeton brenda Europës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: