Gerald Shehu dyshohet se është autori i vrasjes së punonjësit të hotelit në Dhërmi, Eraldo Nevruzit.
Shehu rezulton se është person me precedentë të mëparshëm penal.
Sipas informacioneve Gerald Shehu është arrestuar nga policia në vitin 2022.
Ai së bashku me një shtetas tjetër kishin ndërtuar pa leje gjatë vijës bregdetare.
Ndërkohë aktualisht Shehu është shpallur në kërkim lidhur me vrasjen e Eraldo Nevruzit.
Gerald Shehu sapo kishte ardhur nga Anglia dhe dyshohet se tashmë është arratisur drejt shtetit grek.
Njoftimi i policisë në 2022:
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, i shtetasve Gentian Berisha 24 vjeç, Andrea Fërfëlli 20 vjeç dhe Gerald Shehu 40 vjeç, pasi në Dhërmi, u konstatuan duke ndërtuar konstruksione prej druri përgjatë vijës bregdetare, të pa pajisur me leje ndërtimi nga autoritetet kompentente.