Edvin Kulluri, Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD zyrtare, shprehet se lufta e Rithemelimit nuk është me Ramën, por me SPAK, SHBA dhe Britaninë e Madhe.

Në një reagim në rrjetet sociale, Kulluri shkruan se në ditën kur Kryeministrit i kanë plasur skandalet në mediat e huaja, Rithemelimi zhvilloi protestë duke e hequr tërësisht vëmendjen. Ai gjithashtu thotë që ky është një koordinim mes Berishës dhe Ramës.

Postimi i plotë:

Lufta e rithemelimit nuk eshte me Ramen por me SPAK, SHBA dhe Britanine Madhe.

Thirren demokratet per te luftuar Ramen dhe si gjithmone i sherbyen duke e hequr teresisht vemendjen nga skandalet e tij. Kjo nuk eshte rastesi por nje kordinim mes tyre ashtu sic beme me amnistine dhe me deshtimin e komisionit zgjedhore.

Pyetja eshte e thjeshte. Pse pikerisht sot ne diten qe e gjithe vemendja ishte tek Edi Rama e skandalet e tij ne mediat e huaja, rinxjerrin ne skene Sali Berishen?

Si mund te pretendosh se po lufton korrupsionin dhe kordinon me partneret dhe kerkon te ribesh pjese te grupit parlamentar njeriun e shpallur non grata per korrupsion madhor dhe minim te demokracise nga SHBA dhe Mbreteria e Bashkuar? Si mund te pretendosh se je aleat i besueshem kur ndjek te njejtin skenar si Vuçiç me perfshirjen e non grata-ve në qeveri?!

Si mund ti kerkosh SPAK te vere para drejtesise Edi Ramen dhe nga ana tjeter e konsideron grup kriminal?

A nuk eshte ky sherbimi me i mire qe mund ti behej Edi Rames?! Natyrisht keto jane levizje te deshperuara te mirekordinuara mes Rames dhe Berishes
E qe ta bejne me te thjesht kordinimin dhe pazarin mes tyre, nuk u “duhen neper kembe” ata qe u zberthyen skenarin per te kapur SPAK, pazarin per amnistine dhe per reformen zgjedhore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: