Teksa është vënë në pranga autori i vrasjes së Erald Nevruzit, Gerad Shehu, policia ka nisur edhe kërkimet për gjetjen e trupit të pajetë.

Sipas burimeve për Balkan web, policia është përqëndruar në zonën e Vunoit dhe në Dhërmi, aty ku dyshohet se mund të jetë fshehur trupi i pajetë i Erald Nevruzit.

Ndërkohë që pritet edhe dëshmia e autorit të dyshuar të ngjarjes për të hedhur dritë mbi detajet por edhe mbi fshehjen e trupit të pajetë të 31-vjeçarit.

Autori i ngjarjes Gerald Shehu u arrestua pasditen e së enjtes në Korfuz, dyshohet se po tentonte të arratisej drejt Anglisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb