Detaje të reja zbardhen nga vrasja që tronditi Dhërmiun.

Sipas burimeve trupi i 31-vjeçarit Eraldo Nevruzi, recepsionist i hotel “Greccia” po kërkohet në zonën e Vunoit dhe në Dhërmi ku mund të jetë hedhur pasi është ekzekutuar nga Gerald Shehu.

Vrasja thonë burimet se ka ndodhur në hotel dhe më pas turpi dyshohet të jetë hedhur diku në zonë.

Dy janë pistat kryesore të hetimit, ajo e një konflikti të çastit si dhe e kaluara e tyre pasi të dy kanë jetuar në Angli dhe dyshohet se mund të jenë përfshirë në aktivitete të ndryshme të trafikimit të lëndëve narkotike.

Të dy kishin njohje dhe po planifikonin të hapnin një biznes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb