“Nuk mund të sjellë frymën dhe germën pa e pranuar ofertën. Ata edhe më tutje insistojnë që duhet të kemi një normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, nëse e heqin nga ekuacioni, atëherë merremi vetëm me ndërkombëtarët.

Dokumentin e tyre, Lajçak dhe komisionerët e tjerë evropianë ta çojnë draftin e tyre në Komisionin e Venecias. Dokumentin tim do ta çoj në Kushtetuese.

Nëse (presidenti i Serbisë, Aleksandër) Vuçiq është pajtuar me marrëveshjen bazike, përse të mos e pranoj unë. Por nëse hiqet Asociacioni, e shkatërrohet paketa, ashtu nuk pranoj.

Ne jemi në të drejtën tonë. Presioni duhet të ishte në Beograd”, është shprehur Kurti në një intervistë për A2CNN

Kryeministri Albin Kurti e ka përjashtuar përfundimisht të enjten mundësinë e zyrtarizimit të draftit të propozuar nga Bashkimi Evropian (BE) për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe që atë ta përcjellë për interpretim në Gjykatën Kushtetuese.

Kurti, në një intervistë për A2CNN, ka thënë, të enjten, se nuk mund të gabojë me Asociacionin, për të cilin insiston pala serbe.

“Asociacioni është i shprehur në dy marrëveshje në mesin e 39 marrëveshjeve që kanë bërë pararendësit e mi me Beogradin.

Atje janë marrëveshjet, nuk e mohoj ekzistencën e tyre. Por marrëveshja e vitit 2013, e nënshkruar mes Thaçit dhe Daçiq, i ka 15 pika, gjashtë prej tyre janë për Zajednicën.

Marrëveshjen më të dashur që ka Serbia kërkon 6 nga 15 pika që ta respektojë dhe ta zbatojmë ne. 60 për qind që e ka shkelur, nuk do që ta zbatojë. Më 2022, Beogradi dha urdhër në veri për zyrtarët që të tërhiqen nga sistemi i Kosovës”, ka thënë ai.

Kryeministri Kurti i ka sugjeruar emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, që draftstatutin evropian ta përcjellë në Komisionin e Venecias.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb