Në një operacion të Policisë së Kosovës u arrestuan dy persona të dyshuar për spiunazh në bashkëpunim me Agjencinë e Inteligjencës Serbe (BIA).

Bisedat mes spiunëve dhe BIA-s ka ndodhur vetëm një ditë pas sulmit në Banjskë, sipas burimeve brenda organeve të sigurisë ekskluzive nga Dukagjini.

Të dyshuarit, të cilët pritet të qëndrojnë në paraburgim për një muaj, janë pjesë e një hetimi që ka nisur tre vjet më parë.

Informacioni fillestar erdhi nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) përmes një shërbimi partner ndërkombëtar.

Specialistët e AKI-së kanë ndjekur dy të dyshuarit, të cilët vepronin të ndarë, por nën drejtimin e një shefi të përbashkët.

Sipas burimeve të Dukagjinit, AKI ka ndjekur të dyshuarit në hapësira të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, me takime që zhvilloheshin kryesisht në Serbi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: