Italia është zyrtarisht gati për “Euro2024”. “Azzurrët” depozituan listën zyrtare me 26 lojtarë, me trajnerin Spalletti që në fund sakrifikoi tre futbollistë, portierin Provedel të Lazio-s, duke i besuar Meret, edhe pse ky i fundit pati një shqetësim fizik përpara miqësores brenda familjes kundër ekipit U-20. Jashtë mbeti edhe Ricci i Torinos, i cili humbi balotazhin me Fagioli-n. Jashtë edhe Orsolini i Bologna-s me Spallettin që preferoi të besonte Zaccagni-t dhe El Shaarawy.
Gjithsesi, të tre këta lojtarë janë në listë pritje deri përpara sfidës me Shqipërinë, në rast dëmtimi të ndonjë lojtari, UEFA i jep të drejtë ta zëvendësojnë. Spalletti i besojë mjekëve edhe në rastin e Barella-s.
Ishte shumë e vështirë të mendoje që Barella do të lihej jashtë, pavarësisht problemeve fizike, mesfushori i Interit është një titullar i paprekshëm në sytë e Spallettit. Mediat italiane shkruajnë me bindje se Barella do të jetë gati për sfidën e parë, atë kundër Shqipërisë më 15 qershor.
(BalkanWeb)