Gjendet trupi i Eraldo Nevruzit, i cili u vra nga 42-vjeçari, bashkëpronar i hotel “Greccia” në Dhërmi, ku ai punonte si recepsionist. Ai dyshohet se u vra nga Gerald Shehu, i cili tentoi të arratisej dhe u kap në Greqi, teksa kishte si destinacion Anglinë.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për BalkanWeb se trupi i pajetë i të riut u gjet në një gurore në Gjipe Mal.

Trupi i pajetë i viktimës ishte fshehur në një vend që nuk binte shumë në sy, ndërkohë që për ngjarjen u arrestuan përveç autorit dhe dy punonjës të hotelit, të cilët dyshohet se kanë ndihmuar autorin për ta transportuar trupin e pajetë nga dhoma ku ndodhi krimi drejt bagazhit të makinës.

Po ashtu ka dyshime se 42-vjeçari i ka kërcënuar dy punonjësit se do t’i vriste. Në dëshminë e tyre para policisë, Daniel Qose dhe David Larti pohuan se kanë qenë të detyruar ta ndihmonin, pasi u ndjenë të rrezikuar.

Motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb