Nënshkrimi I Thiago Motta-s me Juventusin është thjeshtë çështje orësh. Pas shumë tratativave duket se do të ketë “tym” të bardhë, me italo-brazilianin, i cili, pasi përfundoi një sezon fantastik tek Bologna do të bëhet gati për një aventurë të re, në krye të “Zonjës së Vjetër”. Bie përfundimisht edhe opsioni United, me trajnerin që nuk preferon të largohet nga Serie A.

Mbeten për t’u dakordësuar vetëm detajet e fundit mes palëve, por sipas La Gazzetta dello Sport, nuk do të përbëjnë aspak problem, për hedhjen e firmës në kontratë nga ana e Mottës.
Ndërkohë, e pëditshmja sportive Tuttosport, sjell edhe disa statistika shumë interesante, të cilat provojnë më së miri, punën fanatsttike që Motta ka zhvilluar tek Bologna. Kështu vlera e Bolonjës së tij shkoi nga 185.1 milionë euro në 291.6 milionë euro për një rritje prej 57.5%. Askush nuk ka sjellë për skuadrën e tij më shumë rritje në terma financiarë se sa Thiago Motta.
Interi që fitoi Scudetton e mbylli me një rritje plus 22%, Atalanta plus 22.2 %, Juventus plus 5.8% dhe Milan minus 1.7%.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: