Numri i viktimave pas bombardimit të Luganskut nga forcat e armatosura ukrainase është rritur në 22. Kjo është bërë e ditur nga kanali Telegram i qeverisë lokale, siç raporton Tass.

“Numri i të vdekurve është rritur në 22 persona”, thuhet në postim.

Sipas autoriteteve të Moskës, dy fëmijë të moshës 8 dhe 16 vjeç u plagosën si pasojë e shpërthimit të bombës, ndërsa janë jashtë rrezikut për jetën.

Më parë, kreu i Ministrisë së Shëndetësisë të rajonit, Natalia Pashchenko, raportoi 20 viktima, duke përfshirë një fëmijë tetë vjeçar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: