Shtetet e QUINT-it, të cilave iu bashkua edhe Zyra e BE-së në Kosovë dhe OSBE-ja, i reaguan dje Qeverisë së Kosovës rreth shpronësimit të mbi 100 parcelave të tokës në komunat me shumicë serbe.
Ata thanë se shprehin keqardhje për këtë vendim, për të cilin thanë se “shkeli ligjet dhe rregulloret”, ndërsa përmendën edhe planin e Ahtisaarit.
Pak orë më vonë edhe Qeveria reagoi me një komunikatë ndaj kësaj deklarate, mbase për herë të parë ndaj QUINT’it.
Ekzekutivi theksoi se diplomatët perëndimorë “konstatuan gabimisht gjendjen faktike” duke i mohuar akuzat për shkelje ligji. Sot për këtë çështje foli edhe e para e vendit, Vjosa Osmani.
Ajo i kërkoi Qeverisë t’ia shpjegojë më në detaje partnerëve procesin.