Salma Hayek e ka shprehur shumë herë dashurinë për detin, pasi shumica e postimeve të saj në rrjetet sociale të kujtojnë verën.
Të shtunën e 8 qershorit dhe me rastin e Ditës Botërore të Oqeaneve, aktorja ka postuar një video, në të cilën dikush e ka regjistruar teksa “luftonte” me dallgët. Në klip, Hayek përpiqet të dalë nga uji, por dallgët e ndalojnë dhe e rrëzojnë dhe ajo shpërthen në të qeshura.
View this post on Instagram
Një ditë më parë, Hayek ngarkoi një video tjetër lidhur me ditën kushtuar Oqeaneve. Në atë klip, aktorja shfaqet me një kostum të veçantë dhe shkon në zhytje. “ Të mbrojmë oqeanet tona, të paktën nga mbeturinat ”, shkruan ndër të tjera ajo.