Shefi i ndihmës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Martin Griffiths ka deklaruar se nga dita në ditë lufta në Gaza po bëhet edhe më e tmerrshme.
Në një postim në rrjetin social “X” ai ka shkruar se kampi i refugjatëve Nuseirat është epiqendra e traumës që vazhdojnë të vuajnë civilët në Gaza.
Ai bëri thirrje për lirimin e pengjeve të mbetura dhe mbrojtjen e të gjithë civilëve, pasi raportohet se 210 palestinezë u vranë dje në al Nuseirat.
“Duke parë trupa të mbuluar me qefin në tokë, na kujtohet se askund nuk është i sigurt në Gaza”.