‘Çapkëni i Pasur’ mbylli sezonin e tij të dytë, mbrëmjen e djeshme. Buse Kahraman, e cila i dha jetë personazhit të ‘Pelin’ ka qenë një ndër aktoret më të rëndësishme të serialit. Ajo ka bërë një mesazh lamtumire dhe do të shfaqet para publikut në sezonin e tretë me një histori të rinovuar.

Aktorja bukuroshe, e cila vendosi të largohej nga seriali sezonin e kaluar, tha se u rikthye në rol pas kërkesës së bërë nga producenti.

Në një postim në rrjetet e saj sociale aktorja shkruan: “Ajo që i bën historitë kuptimplota është se ato ia vlen më shumë të jetohen sesa të tregohen. Për mendimin tim të jesh në rrugë do të thotë të përqafosh mijëra histori, kështu të gjitha mbajnë pafundësinë e tyre. Lamtumirë, Pelo!”

Buse e mbyll shkrimin e saj me një falenderim për të gjithë ekipin me të cilët ka ecur në këtë rrugëtim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: