I ftuar në Medicus nga Daljana Sejdia në News24, dr. Diamant Shtiza, shef i shërbimit të nefrologjisë pediatrike, foli mbi sëmundjet e veshkave të fëmijët, faktorët e riskut dhe parandalimin.
I pyetur nga moderatorja se çfarë paralajmëron urinimi i pavullnetshëm tek fëmijët gjatë ditës, doktori shpjegoi disa nga arsyet si dhe mënyra e parandalimit.
“Disa çrregullime të pazakonta por të rëndësishme ndikojnë në anatominë ose funksionin normal të fshikëzës, gjë që mund të çojë në mosmbajtje të urinës. Disa foshnja kanë një defekt të lindjes që ka të bëjë me dëmtim të vezikës, por kjo mund të ndodhë edhe gjatë procesit të rritjes, si pasojë e mosurinimit atëherë kur duhet.”
Doktori këshillon që fëmijët të mos e mbajnë gjatë urinën, pasi mund të çojë në dëmtim të vezikës, në zvogëlimin e kapacitetit të saj deri në mosmbatje të urinës, duke rritur shkallën e vështirësisë së trajtimit.