Një prej finalistëve të “BBV2”, Krist Dragoti, në nëntor të vitit të kaluar ai inauguroi ekspozitën e tij të parë dhe në këtë event të rëndësishëm për të, ai bëri dhe daljen e tij të parë me partneren Lisja Tërshana.

Mirëpo dyshja nuk vazhdon të ketë më marrëdhënie me njëri-tjetrin dhe për këtë Kristi është pyetur dhe në intervistën e zhvilluar me Beniadën dhe Argjirën, “E Diell n’Trip.”

  • foto galeri
  • foto galeri

Ka qenë Beniada e cila e ka vënë “me shpatulla pas muri” Kristin teksa ka deklaruar se e ka parë së bashku me një tjetër gocë Kristin gjatë kohës që ata kanë qenë në Dhërmi. Prapë se prapë ai nuk ka deklaruar apo pranuar ende gjë për një romancë të re në jetën e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb