Vendim historik mund të cilësohet ai i marrë nga gjykata në Spanjë, lidhur me çështjen e racizmit të shfaqur gjatë ndeshjes Valencia-Real Madrid, në Mestalla, luajtur në Maj 2023.

Vendimi përfundimtar i gjykatës ishte i prerë: denim për të tre personat që lëshuan kore raciste gjatë ndeshjes ndaj brazilianit të Real Madrid. Ata janë dënuar me 12 muaj burgim (reduktuar në 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar) si dhe përjashtim përjetë nga të gjitha stadiumet, për shkeljen e artikullit 173.1 të Kodit Penal “Diskriminim për arsye racore”.

Një denim historiik dhe shumë i fortë i dhënë nga gjykata spanjolle, i cili mund të jetë një precendent shumë i rëndësishëm, për t’u aplikuar në të ardhmen edhe nga shtete të tjera, në të cilat janë vënë re shpesh herë deklarata fyese dhe raciste nga tifozët dhe jo vetëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: