Myku i thonjve është jo vetëm bezdisës por edhe i dhimbshëm. Ai karakterizohet nga inflamacioni, dhimbjet, enjtja e gishtit, zverdhja dhe plasaritja e thoit ose thonjve. Ky myk shfaqet për arsye të ndryshme.
E ftuar në Vila24 podologia Ira Shehaj tha se myku është ngjitës dhe pishinat janë vendet më të predispozuara për ta marrë atë.
“ Ndodh që një person, i cili vuan nga myku të infektojë edhe personat e tjerë të familjes. Kjo ndodh pasi ne në shtëpi na ndodh që të ngatërrojmë edhe pantoflat e njëri – tjetrit.
Në pishina ne gjithashtu mund të marrim mykun e thonjve apo dhe atë lëkurës. E rëndësishme është të dallojmë shenjat, t’i njohim më saktë dhe të mjekohemi në kohë”- tha Shehaj për NEWS24.