Recete nga znj Eneida
Përbërësit
200 gr fasule pllaqi
3 domate mesatare
2 speca të kuq
2 speca jeshilë
1 qepë të madhe
200 gr salsiçe
100 ml verë
Nenexhik
2 gjethe dafine
Vaj ulliri
Kripë
Piper të zi
Piper të kuq
Përgatitja
Fasulet pllaqi i vendosim në ujë me pak sodë që një natë më parë. Ditën tjetër i ziejmë për 1 orë.
Në vajin e ullirit skuqim qepën në kubikë. Më pas shtojmë specat. Pasi janë kaurdisur dhe kanë marrë ngjyrë, shtojmë salsiçet e fshatit dhe i shuajmë me verë. Pasi ka avulluar alkooli, shtojmë domatet, i skuqim dhe i kalojmë në tavë. Shtojmë fasulet, erëzat, pak vaj ulliri nga lart dhe i gatuajmë për 30 minuta me 220 gradë.