Është arrestuar në Itali, në aeroportin e Malpensas në Milano Aleks Ndreka, ishte shpallur në kërkim nga SPAK lidhur me dosjen ‘metamorfoza’, teksa ishte dhënë edhe masa e sigurisë në mungesë.
Aleks Ndreka, (Deda) është personazh i njohur në botën e krimit, kryesisht në Lezhë dhe në Shkodër.
I njohur ndryshe dhe si ‘Leksi Druve’’, ndaj tij janë bërë disa atentate, më i frikshmi me dron, duke theksuar faktin që mbikqyrej edhe nga Policia.
Ai është një nga 15 personat e shpallur në kërkim nga SPAK-u në operacionin e koduar “Metamorfoza”.
Sipas dosjes së SPAK rezulton se ish-deputeti i PS, Arben Ndoka kërkonte vrasjen e Ndrekës për shkak se dyshonte që ai ishte personi që kishte ndihmuar në vrasjen e vëllait të tij, Aleksandër Ndoka.
Nga dosja u zbardhën komunikimet se si Behar Bajri, kishte kontraktuar Aleks Ndrekën dhe Prek Kodrën për të mbledhur informacion lidhur me vendodhjen e Dorian Dulit apo Genc Tafilaj.
Çdo të dhënë të mbledhur, Ndreka dhe Kodra ja çonin përmes “Sky” Behar Bajrit, ndërsa ky i fundit mobilizonte celulën e vrasësve, të cilën e mbante në gadishmëri së bashku me armët dhe makinën.
Teksa së deklaratën e tij Tafilaj ka treguar se:
”…në varrimin e Indrit Rrajës, ka qenë edhe Aleks Ndreka i cili është afruar dhe më ka takuar së bashku me Dorian Dulin…”.
Ndërkohë po nga e njëjta dosje hetimore janë arritur të dokumentohen fakte se Aleks Ndrekën kanë tentuar ta vrasin madje edhe me metoda të sofistikuara si me dron, por dështuan.
Kjo pasi kishte dyshime se Ardian Nikulaj dhe Deda kishin mundësuar futjen e Durim Bamit për të ekzekutuar vëllain e ish-politikanit, Aleksandër Ndoka.
Në 30 qershor 2020 ka ndodhur atentati i pare dhe Ndreka ka filluar të marrë masat.
Atentati i dytë është bërë në dhjetor 2020, në orën 17:00 një “Audi” i zi është gjuajtur me kallashnikov dhe është plagosur.
I ka mbijetuar edhe atentatit të dytë, por vendosi të largohej nga Shqipëria për t’ju shmangur një atentati tjetër, asokohe para grupit hetimor ai ka thënë se nuk ka konflikte direkt me dikë.
Aleks Deda u kthye në 6 mars të 2022 në Shqipëri.
Të nesërmen ka qenë në një lokal dhe ka rënë sërish pre e një atentati, në momentin që ka dalë nga lokali, pra ai u tentua të vritej sërish një ditë pasi u kthye.
Më pas në Mars 2022, ai i shpëtoi një tjetër atentati falë xhupit me pupla.
Pas kësaja ai është thirrur në SPAK dhe ka dëshmuar, menjëherë SPAK ka kërkuar mbrojtjen e Aleks Dedës dhe familjes së tij.
Është vendosur shërbim 24 orë në banesën e tij me patrullë, ndërkohë që është tentuar tre herë të tjera të eleminohet me dron.
Asokohe u raportua se efektivët të cilët kanë qenë duke patrulluar në banesën e tij kanë dalluar një dron, teksa kërkuan përforcime u zbulua se ishte një tjetër atentat ndaj Nrekës dhe hera e fundit kur është tentuar vrasja me dron ka qenë në 7 prill.
Policia ngriti një grup hetimor por nuk pati rezultate lidhur me gjurmimin apo zbulimin se prej nga vinte droni.
(BalkanWeb)