Pep Guardiola do të mbetet padyshim I paharruar në Katalonjë, aty ku me Barcelonën e tij, jo vetëm fitoi gjithçka, por arriti të ndryshojë botën e futbollit, me stilin e lojës që krijoi duke I mahnitur të gjithë.
Aktualisht 8 sezone në ishull tek Manchester City, I pyetur nga gazetarët nëse në një të ardhme e shikon sërish veten te Barcelona, Pep theksoi:
“A është e mbyllur dera e Barcelonës për të ardhmen? Po, është e tillë. Tashmë jemi të rritur”, u shpreh tekniku katalanas.
Me kampionët e Anglisë ka edhe një vit kontratë, të cilën vështirë ta rinovojë. Sezoni i ri pritet të jetë i fundit për të në “Etihad”.
Guardiola e ka shprehur gjithmonë dëshirën për të marrë drejtimin e një ekipi kombëtar në të ardhmen.
Nuk mungon një koment për Hansi Flick, trajnerin e ri të Barcelonës: “I uroj më të mirën. Ndihmojeni dhe jepini kohë. Ai ka nevojë të përshtatet me stilin e lojtarëve që ka”.
Deklaratë e cila padyshim, dëshpëron tifozët katalanas, të cilët gjithmonë kanë shpresuar dhe ëndërruar që Pep të bëhej sërish trajneri i Barcelonës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: